image E mitura dërgohet në QKUK, policia zbulon se po bashkëjetonte me një person

Siguri

E mitura dërgohet në QKUK, policia zbulon se po bashkëjetonte me një person

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur është dërguar dje në repartin e gjinekologjisë në QKUK, me ç’rast ishte kuptuar se ajo bashkëjetonte me një person që një vit.

Sipas policisë lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull me vendim të prokurorit është liruar, kurse rasti po procedohet në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se e mitura dhe i dyshuari janë nga Vushtrria. /Gazeta Sinjali/