image E lidhën me litar dhe e lanë në rrugë, detaje se si ia grabitën paratë burrit në Deçan

Siguri

E lidhën me litar dhe e lanë në rrugë, detaje se si ia grabitën paratë burrit në Deçan

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje për një grabitje që ndodhi në rrugën Deçan – Gjakovë. Të dyshuarit që e grabitën një person, e lidhën atë me litar dhe e lanë në skaj të rrugës.

Viktima ishte hasur në rrugë nga dy kalimtarë, ndërsa ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, tre persona të maskuar e njëri prej tyre i armatosur, e kanë ndaluar dhe ia kanë grabitur një qese me para..

“Njësitë relevante  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në rrugë ishte ndaluar nga tre persona të panjohur, të maskuar njëri prej tyre i  armatosur,  të cilët ia kishin grabitur një qese najloni në të cilën kishte pas para të gatshme  dhe me një veturë ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet“, njofton Policia.

/GazetaSinjali/