image Sulmohet dhe grabitet një burrë në rrugën Deçan - Gjakovë

Siguri

Sulmohet dhe grabitet një burrë në rrugën Deçan – Gjakovë

news image

Sot në orët e mëngjesit, një burrë është sulmuar dhe është grabitur në rrugën Deçan- Gjakovë. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i cili tha se të dyshuarit kanë qenë me një veturë me targa vendore në momentin kur ndodhi ngjarja.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.  

Rugova tha se në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur viktimën, i cili ka deklaruar se i janë grabitur një shumë e konsiderueshme e parave.

“Patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë gjetur (viktimën). Sipas viktimës dy persona me një veture me targa vendore, fillimisht e kishin sulmuar dhe i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme të parave. Njësitet kompetente të  Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalë ne vendin e ngjarjes për të kuptuar rrethanat e këtij rasti”, tha Rugova për Sinjalin.

/GazetaSinjali/