image E larguan akcizën, kolona të gjata në pompat e derivateve në Kroaci

Evropë

E larguan akcizën, kolona të gjata në pompat e derivateve në Kroaci

news image

Kroacia mori vendim për largimin e akcizës për karburantet, në mënyrë që çmimi i tyre të jetë më i përballueshëm për qytetarët.

E siç duket kjo gjë ka pasur efekt pasi që janë parë radhë të gjata të veturave duke pritur për t’u furnizuar me karburante.

Qytetarët në Kroaci po paguajnë 12.53 kuna për litër naftë, apo 1.65 euro.

“Ne duam të kontribuojmë në uljen e ndikimit të çmimit tek qytetarët tanë dhe sipas përllogaritjeve tona, kjo do të sjellë uljen e të ardhurave të buxhetit të shtetit nga akciza për energjinë mbi 150 milionë kuna”, ka thënë kryeministri Plenkoviq.

/GazetaSinjali/