Liverpooli tashmë e ka përfunduar transferimin e sulmuesit uruguajan, Darwin Nunez.
22-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 6-vjeçare, deri më 2028, teksa tarifa e këtij transferimi do të jetë 64 milionë funte, apo 75 milionë euro, pa shtesa, raporton The Athletic, përcjell Sinjali Sport.
Së bashku me shtesa, tarifa mund të shkojë deri në 100 milionë euro, me 15 milionë bonuse që vlejnë për performancat e tij, dhe 10 milionë të tjera për sukseset e klubit, varërsisht prej arritjes së objektivave.
Uruguajani ndodhet në Spanjë dhe nesër do të udhëtojë në Angli për t’i kompletuar testet mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën e tij si lojtari më i ri i Liverpool.
Nunez shkëlqeu sezonin e kaluar në Ligën e Portugalisë, duke realizuar 26 gola dhe regjistruar katër asistime në 28 ndeshje në total.