image E kryer: Kovacic i bashkohet Manchester Cityt nga Chelsea

Futboll

E kryer: Kovacic i bashkohet Manchester Cityt nga Chelsea

news image

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic tani mund të konsiderohet lojtari më i ri i Manchester Cityt.

Kovacic i bashkohet Manchester Cityt nga Chelsea për shumën e 30 milionë funteve, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, kushtet personale ishin të dakorduara dy javë më parë, ndërkohë që Kovacic donte vetëm Man Cityn.

Romano shton se testet mjekësore të kroatit do të bëhen në vijim.

Pas Kovacic, Man City do të synojë transferimin e një kroati tjetër. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Leipzig, Josko Gvardiol, i cili është bërë top objektiv i Pep Guardiolas për këtë merkato të verës.

/GazetaSinjaliSport/