image E konfirmon qeveria: Malisheva futet në karantinë

Kosovë

Siguri/ E konfirmon qeveria: Malisheva futet në karantinë

news image

Pas Klinës dhe Vitisë, nga sonte edhe Malisheva do të jetë në karantinë.

Qeveria mori këtë vendim pas konfirmimit se një 37-vjeçare nga fshati Bubavec i kësaj komune ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Po ashtu, kontigjentet e para me rezerva mjekësore janë tanimë në Viti dhe Klinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah ka apeluar te qytetarët e këtyre tri komunave që të kenë besim se do ta kenë mbështetjen e plotë nga niveli qëndror qeverisës.

“Është tejet e rëndësishme që masat restriktive nga Qeveria të respektohen në tërësi në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha më e shkurtër në dajle nga kjo situatë”, ka thënë ai./GazetaSinjali/

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Qe nga mbreme Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, jane ne karantine. Gjate kesaj kohe kemi qene ne kontakt me…

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, March 14, 2020