Pas Klinës dhe Vitisë, nga sonte edhe Malisheva do të jetë në karantinë.
Qeveria mori këtë vendim pas konfirmimit se një 37-vjeçare nga fshati Bubavec i kësaj komune ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Po ashtu, kontigjentet e para me rezerva mjekësore janë tanimë në Viti dhe Klinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah ka apeluar te qytetarët e këtyre tri komunave që të kenë besim se do ta kenë mbështetjen e plotë nga niveli qëndror qeverisës.
“Është tejet e rëndësishme që masat restriktive nga Qeveria të respektohen në tërësi në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha më e shkurtër në dajle nga kjo situatë”, ka thënë ai./GazetaSinjali/
Postimi i plotë i Avdullah Hotit: