image E kërcënoi me mesazhe ish- bashkëshorten e tij, policia e arreston

Kosovë

E kërcënoi me mesazhe ish- bashkëshorten e tij, policia e arreston

news image

Është arrestuar një person nga Lipjani pasi që ai i ka dërguar mesazhe kërcenuese ish-bashkëshortes së tij.

Personi që kishte kërcenuar ish-bashkëshorten e tij, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka dërguar porosi-mesazhe kërcënuese viktimës femër kosovare, ish bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/