Një person i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës është arrestuar në Fushë Kosovë në kuadër të aksionit për realizimin e dënimeve me burg, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Mehmet Morina është ndaluar nga njësia e urdhëresave në rrugën “Hashim Hajdini”, gjatë implementimit të planit operativ për personat e dënuar.
Sipas burimeve, ndaj tij ishte aktive urdhëresa për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit me burgim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!