image Ekskluzive | Kërkohej nga Gjykata, arrestohet në Gjakovë dhe dërgohet për vuajtjen e dënimit me burg

Siguri

Ekskluzive | Kërkohej nga Gjykata, arrestohet në Gjakovë dhe dërgohet për vuajtjen e dënimit me burg

news image

Një person i kërkuar me urdhërarrest të Gjykatës Themelore në Gjakovë ka përfunduar në prangat e Policisë dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se më 3 qershor 2026, rreth orës 20:20, njësitë policore kanë ndaluar Safet Smajlajn në rrugën “Kolë Lleshi” në Gjakovë.

Gjatë verifikimeve është konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, në lidhje me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas arrestimit, Smajlaj është shoqëruar fillimisht në stacion policor për procedurat e nevojshme, ndërsa më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Sipas dokumentacionit gjyqësor, ai do të vuajë dënim me burg në kohëzgjatje prej 180 ditësh, ndërsa është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Rasti është evidentuar si “Realizim i urdhëresës së gjykatës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/