Një femër ka raportuar në polici se është kërcënuar me armë nga një burrë përmes rrjetit social Facebook.
Policia e Kosovës e ka identifikuar personin e dyshuar, të njëjtit ia kanë sekuestruar dy armë.
“Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull kosovar përmes rrjetit social facebook e kishte kanosur. Njësitë policore kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin nga i cili kanë sekuestruar dy revole dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.