Një person me inicialet M.B., 16-vjeçar është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:35 nga Policia e Kosovës, në rrugën “Zenel Hajdini”, në Ferizaj pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia në vendin e ngjarjes ka mësuar se dy të dyshuar, kishin grabitur një femër, njëri duke e mbajtur me forcë dhe tjetri duke ia grabitur nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro.
Sipas policisë, qytetarët kanë dëgjuar reagimet e viktimës dhe i kanë dalë në ndihmë, kështu duke arritur që ta ndalojnë njërin nga të dyshuarit, ndërkaq tjetri kishte ikur në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit nga policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Ndërkaq, personi tjetër i dyshuar është ende në arrati./GazetaSinjali/