image “E kanë shti n’klasë edhe kanë tentu me dhunu”, rrëfimi i babait të 14-vjeçares që u sulmua seksualisht në Podujevë

Siguri

“E kanë shti n’klasë edhe kanë tentu me dhunu”, rrëfimi i babait të 14-vjeçares që u sulmua seksualisht në Podujevë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një rast të trishtë që ka ndodhur në një shkollë të Podujevës, ku një vajzë 14-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një person. I dyshuari tashmë ka rënë në prangat e Policisë, teksa Sinjali sjellë rrëfimin e babait të vajzës, i cili ka treguar detaje për rastin që i ndodhi të bijës.

Në një prononcim për Sinjalin, babai i të miturës (emër i njohur për redaksinë, por që nuk do të publikohet me qëllim ruajtjen e identitetit të viktimës), ka thënë se një person i moshës madhore tentoi t’ia dhunojë vajzën brenda shkollës.

Sipas tij, personi që dyshohet se e sulmoi seksualisht nuk është nxënës i shkollës, por ‘huligan’ siç e ka quajtur ai, që ka arritur të depërtojë brenda lirshëm.

Babai thotë se kur vajza e tij ka dalë në korridor të shkollës, dy persona e kanë kapur dhe e kanë futur në klasë dhe kanë tentuar ta dhunojnë.

Rasti ka ndodhur brenda objektit të shkollës. Masi ka dalë çika në korridor,  e kanë marrë e kanë shti në klasë edhe kanë tentu me dhunu. Njëri prej tyre është arrestu ndërsa tjetri jo. Jemi tu pritë vendimin me ditë se kush është i arrestuar, e kena lypë emrin po s’na kanë dhënë. Të dyshuarit janë të moshës madhore, nuk janë nxënës të shkollës, por huliganë që sillen kah shkolla”, ka thënë ai.

Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se nëse drejtësia nuk merr masa ndaj të dyshuarve, dikush duhet të marrë. “Fëmijët nuk janë për t’u gjuajtur në bërllog”, thotë ai tutje.

“Na ia kemi lanë drejtësisë këtë, mirëpo nëse ajo nuk vendos, dikush duhet të marrë masa, se fëmijët nuk janë mu gju n’bërllog. Por besojmë që drejtësia po merr masa sipas informatave që kemi deri tani, mirëpo presim të marrë edhe masa tjera. Për këtë rast ka dëshmitarë dhe pamje të kamerave, të cilat i kanë marrë policia”, ka thënë për Sinjalin, prindi i viktimës.

Babai i vajzës ka thënë se gjendja shëndetësore e sa është e mirë, pasi ka filluar të qetësohet. “Çika është mirë, e kemi pasë të mjeku. Mbramë s’ka flejt, por është qetësu tash”, ka thënë ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/