Një persona ka raportuar në polici se persona të pa njohur e kanë plagosur derisa kanë tentuar ta vrasin.
Sipas policisë, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje e kanë qëlluar me armë zjarri viktimën në rrugën “William Voker” në Prizren mbrëmë në ora 20:15.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje. Viktima pas trajtimit mjekësor në QKUK është dërguar në Spitalin e Prizrenit, për trajtim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç njofton policia rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/