image E FUNDIT: Dembele përfundimisht rinovon kontratën me Barcelonën

Futboll

E FUNDIT: Dembele përfundimisht rinovon kontratën me Barcelonën

news image

Ousmane Dembélé përfundimisht do të rinovojë me Barcelonën.

Sulmuesi francez do të rinovojë për dy vite të tjera deri më 2024.

Në orët e fundit, agjentët e lojtarit dhe stafi teknik i Barcelonës kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përfunduar gjetjen e një marrëveshjeje përfundimtare për vazhdimin e francezit në klubin katalanas, transmeton SPORT, përcjell Sinjali Sport.

Klubi ka kontaktuar Moussa Sissoko, agjentin e lojtarit, për të zgjidhur detajet e mbetura në mënyrë që njoftimi të bëhet zyrtar. Për momentin nuk dihet se kur kjo do të bëhet realitet, por gjithçka tregon se mund të ndodhë në mesin e javës së ardhshme.

Janë Xavi Hernández dhe Jordi Cruyff janë ata që kanë dëshiruar më së shumti vazhdimin e francezit, një pozicion që u prit me hezitim brenda vetë bordit duke pasur parasysh tensionin që ishte akumuluar mes Mateu Alemany dhe agjentit të lojtarit që nga fillimi i më shumë se një viti më parë.

/Gazeta Sinjali Sporti/