image E fshehën në çorape kokainën, të dyshuarit kapen nga Policia e Kosovës

Siguri

E fshehën në çorape kokainën, të dyshuarit kapen nga Policia e Kosovës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me iniciale N.L. dhe B.T., pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “posedim dhe shpërndarje të kokainës“, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se dje në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, ka ndaluar për kontroll veturën e tipit VW Passat, me targa vendore, ngjyrë kafe, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale N. L. me pasagjer të dyshuarin B.T.

Vetura fillimisht është ndalur nga Patrulla policore, mirëpo pasi të dyshuarit kanë vërejtur hetuesit e Antidrogës, vozitësi është nisur më vrull duke ikur nga vendi i ngjarjes.

“Patrulla e Policisë dhe hetuesit e Antidrogës janë nisur në ndjekje. Në proces të ikjes me veturën e lartshënuar, në rrugën “Imri Curri “ , pasagjeri ka hedhur nga xhami i veturës një qese të zezë. Pas ndjekjes rreth 1.5 km, në fshatin Paldenicë në Han të Elezit,  Patrulla ka arritur të ndal veturën me personat e lartshënuar me iniciale. Gjatë kontrollit të veturës dhe personave, nuk është gjetur asgjë e dyshuar, kurse në rrugën “Imri Curri”, në anën e djathtë të rrugës, në një gropë të hapur, afër rrjetit të ujësjellësit, është gjetur një çorapë e zezë, në brendësi të së cilës gjendej një substancë e bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjell me qese të tejdukshme najloni”, njofton policia.

Lidhur me rastin policia ka kontrolluar edhe një banesë në Prishtinë dhe gjatë kontrollit të banesës nuk është gjetur asgjë e dyshuar, kurse në korridor, në një orman-kuti të postës pa emër është gjetur një peshore digjitale, që dyshohet se është përdorur për matje të substancave narkotike.

Policia në cilësinë e provave ka konfiskuar: Substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Kokainë, me peshë 205.8 gram, telefon të tipit Iphone XR, ngjyrë të kuqe, telefon të tipit Iphone 8, ngjyrë  vjollcë, para: 1 X 100 euro, 1 X5 Euro, 1X10 dinar të Serbisë, 2 X 100 denar të Maqedonisë, dy kartela të bankës, një çelës të veturës BMW, Veturë të tipit VW Passat , me targa vendore, ngjyrë kafe, Iphone 11, ngjyrë e zezë dhe një peshore digjitale, ngjyrë të zezë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Kurse policia ka njoftuar se është në kërkim të personit të tretë që dyshohet të jetë i përfshirë në rast./Gazeta Sinjali/