Ka ndërruar jetë 24-vjeçari që u plagos sonte në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Naser Syla.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar se hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./GazetaSinjali/