image E dhimbshme: Ndërron jetë gruaja që ishte aksidentuar dy javë më parë në rrugën Prishtinë - Podujevë

Siguri

E dhimbshme: Ndërron jetë gruaja që ishte aksidentuar dy javë më parë në rrugën Prishtinë – Podujevë

news image

Ka ndërruar jetë gruaja që ishte aksidentuar më 12 dhjetor në rrugën Prishtinë- Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë ajo ka vdekur në QKUK, ku ishte duke u trajtuar në Klinikën Intensive.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore.

/GazetaSinjali/