image E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi u godit nga vetura para 1 jave në Fushë Kosovë

Sociale

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi u godit nga vetura para 1 jave në Fushë Kosovë

news image

Në mbrëmjen e 9 prillit, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, një veturë e kishte goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime të rënda, e i cili sot ndërroi jetë në QKUK.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Avni Govori, 53 vjeç. I ndjeri ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Siç mëson Sinjali, veturën që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke e vozitur një grua (emër i njohur për redaksinë) dhe shkaku i aksidentit ka qenë mosrespektimi i përparësisë.

/GazetaSinjali/