image E dhimbshme: Fëmija që vdiq në aksidentin në Klinë ishte 8-vjeçar

Siguri

E dhimbshme: Fëmija që vdiq në aksidentin në Klinë ishte 8-vjeçar

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë për një aksident në fshatin Zajm të komunës së Klinës, ku kanë mbetur dy persona të vdekur, një nga ta fëmijë. Sinjali mëson se viktima është 8 vjeç.

Në Zajm, ku aksidentet janë të shpeshta, sot humbën jetën dy persona pas një aksidenti mes një veture dhe kamioni.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se viktimat janë nga fshati Qupevë e Lartë të komunës së Klinës, ndërsa një nga viktimat është 8 vjeç.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se dy viktimat janë të gjinisë mashkullore.

Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”.

Në lidhje me aksidentin Gazeta Sinjali ka publikuar edhe pamje, ku shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha.

/GazetaSinjali/