image Tragjike: Dy të vdekur në një aksident trafiku në Klinë

Siguri

Tragjike: Dy të vdekur në një aksident trafiku në Klinë

news image

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture në Klinë.

Për Sinjalin këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia. Zëdhënës i PK-së në Pejë, Fadil Gashi ka thënë se dy persona kanë qenë të lënduar rëndë dhe kanë arritur pa shenja jete në Spitalin e Pejës.

Rreth orës 18:25, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy persona të lënduar që janë nisur për në Spitalin Rajonal në Pejë, kanë arritur në spital fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë Gashi

/GazetaSinjali/