Të premten që lamë pas, një person i dyshuar me inicialet K.R. (1989) nga fshati Malishevë në Komunën e Gjilanit, ka marrë pa leje një motoçikletë në oborrin e përbashkët që e kanë në shfrytëzim me xhaxhallarët e tij, e cila ishte e kushëririt të tij me inicialet A.R., që jeton jashtë vendit, dhe të njëjtën ia ka shitur një personit në Deçan në vlerë rreth 800 euro, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali gjersa tregojnë se vlera reale e kësaj motoçiklete është rreth 4500 euro.
Gazeta Sinjali mëson se në ditët në vijim do të intervistohet blerësi i motoçikletës, do të konfiskohet ajo dhe do t’i kthehet pronarit.
Lidhur me këtë ngjarje burime të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është sjellë në Polici dhe është intervistuar, dhe më pas i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.