Real Madridi duket se ka reaguar shpejtë pas humbjes së Kylian Mbappes.
23-vjeçari e refuzoi Real Madridin për të vazhduar me PSG-në edhe për tre vite të tjera.
Madrilenët duket se kanë reaguar shpejtë dhe kanë intervenuar në një repart tjetër.
Real Madridi ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni, raporton e përditshmja franceze RMC Sport, përcjell Sinjali Sport.
Sipas RMC, mesfushori francez do të nënshkruajë për Real Madridin në një kontratë 5 vjeçare.
Transferimi do të kushtojë rreth 80 milionë euro plus bonuse.