image Futbollisti i Realit shpreson që Tchouameni do të vijë në Madrid

Futboll

Futbollisti i Realit shpreson që Tchouameni do të vijë në Madrid

news image

Real Madridi po bën përpjekje të vazhdueshme për të arritur marrëveshje me mesfushorin Aurelien Tchouameni nga Monaco.

Raportohet se francezi ka arritur marrëveshje verbale me klubin madrilen, mirëpo dy klubet ende nuk janë dakorduar për çmimin.

Klubi francez thuhet se po ofron 80 milionë euro plus bonuse.

Bashkëlojtari i tij tek Franca, Eduardo Camavinga po shpreson që Tchouameni do të vijë në Madrid dhe se ka pranuar se ai ka folur me të për ta bindur bashkëkombasin e tij të transferohet në madrid.

“Shpresoj se Tchouaméni do të vijë në Madrid, unë tashmë kam folur me të. Të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, ka deklaruar Camavinga.

Sipas Romanos, Tchouaméni u ka thënë bashkëlojtarëve ditë më parë për vendimin dhe prioritetin e tij për t’u bashkuar me Real Madridin.

/GazetaSinjaliSport/