image Mbappe "duartroket" kalimin e Tchouamenit tek Real Madridi - FOTO

Futboll

Mbappe “duartroket” kalimin e Tchouamenit tek Real Madridi – FOTO

news image

Aurelien Tchouameni u prezantua sot si lojtari më i ri i Real Madridit.

Francezi kishte arritur marrëveshje ditë më parë me klubin madrilen, por pas angazhimeve me kombëtaren franceze, prezantimi i tij duhej të shtyhej.

22-vjeçari u prezantua në Bernabeu dhe mori fanellën me numrin 18.

Kylian Mbappe ka “duartrokitur” transferimin e francezit në Real Madrid, vetëm pak ditë pasi ai vet e kishte refuzuar kalimin tek skuadra spanjolle, për të qëndruar tek PSG.

“Mezi pres t’i bashkohem skuadrës për të vazhduar të shkruaj që historinë…”, ka shkruar Tchouameni në rrjetet e tij sociale së bashku me një foto të tij me Florentino Perez duke pozuar me fanellën e tij të re.

Mbappe i bëri një koment me emojin e duartrokitjeve, duke i uruar kalimin e tij tek Real Madridi.

/GazetaSinjaliSport/