image Reali në kërkim të gjetjes së akordit me Monacon për Tchouamenin

Futboll

Reali në kërkim të gjetjes së akordit me Monacon për Tchouamenin

news image

Real Madridi po intensifikon bisedimet me Monacon për mesfushorin Aurelien Tchouameni.

Pas humbjes së Mbappes, klubi madrilen e do me çdo kusht mesfushorin e talentuar francez.

Ditë më parë u raportua se Real Madridi kishte arritur marrëveshje me Tchouamenin për kushtet personale, megjithatë një marrëveshje mes klubeve ende nuk është arritur, pasi Monaco po kërkon 80 milionë euro.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka dhënë përditësimet më të reja rreth Tchoumenit, duke theksuar se ka kontakte të drejtpërdrejta mes Monacos dhe Real Madridi për gjetjen e një akordi për mesfushorin.

Sipas Romanos, përfaqësuesit më të rëndësishëm të dy bordeve po punojnë sërish sot për të dhe propozimi i Real Madrid është diskutuar me pronësinë e Monacos. Lojtari tashmë është pajtuar t’i bashkohet madrilenëve.

/GazetaSinjaliSport/