E ardhmja e mbrojtësit anglez, Chris Smalling është në udhëkryq.
Nëse Roma nuk paguan çmimin që po e kërkon Manchester United, atëherë ai do të rikthehet tek klubi anglez, transmeton Gazeta Sinjali.
Anglezi këtë sezon e ka kaluar si i huazuar tek Roma. Por me paraqitjet e tij ka impresionuar italianët.
Por, romakët nuk duan të shpenzojnë shumë në Smalling. Manchester United i ka vënë një çmim prej 25 milionë funta.
Siç shkruan ‘Corriere della Sera’, Roma ka kërkuar që ky çmim të ulet nga anglezët.
Nëse United nuk ndryshon mendim, atëherë Smalling pritet të rikthehet në Angli./Gazeta Sinjali/