image Protestë masive në Gjimnazin e Malishevës, ku zv/drejtori dyshohet se sulmoi seksualisht nxënësen (VIDEO)

Sociale

Protestë masive në Gjimnazin e Malishevës, ku zv/drejtori dyshohet se sulmoi seksualisht nxënësen (VIDEO)

news image

Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një rast të sulmit seksual që kishte ndodhur më 16 dhjetor në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë, ku dyshohet se zëvendësdrejtori i gjimnazit e ka sulmuar seksualisht një nxënëse të mitur, në ambientet e shkollës.

Babai i nxënëses, i cili e ka paraqitur rastin në Polici, pretendon se zëvendësdrejtori i këtij gjimnazi e ka sulmuar seksualisht të bijën e tij, në njërën nga banjot e shkollës.

Sipas tij, vajza ka qenë brenda në tualet, kur aty është futur edhe zëvendësdrejtori i cili dyshohet se ka filluar ta sulmojë seksualisht të miturën.

Në lidhje me rastin nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Bersiha” kanë organizuar një protestë në ambientet e kësaj shkolle.

Disa nga protestuesit mbajnë në dorë shënime, ku shkruhet se “Stop dhunës dhe abuzimit seksual”.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është sfsadfsaf.png

Pamjet nga protesta i ka dërguar një sinjalizues i shkollës, ku ka treguar se protesta është organizuar nga vetë nxënësit.

Sinjali dje ka raportuar se në lidhje me këtë rast është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë.

Këto informacione për Gazetën Sinjali i kanë konfirmuar nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë. Nga kjo drejtori njoftuan se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/