image Dyshohet se theri me thikë dy sirianë, arrestohet një 40-vjeçar në Durrës

Shqipëri

Dyshohet se theri me thikë dy sirianë, arrestohet një 40-vjeçar në Durrës

news image

Një shtetas shqiptar i moshës 40 vjeç është arrestuar pasi që dyshohet se në Durrës ka plagosur me thikë dy sirianë, transmeton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në lagjen nr.4. Policia konfirmon se sherri kishte nisur për motive të dobëta. Dy sirianët janë nën kujdesin e mjekëve.

“Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/