image Arrestohen tre persona për shitje të kokainës në Gjakovë

Siguri

Arrestohen tre persona për shitje të kokainës në Gjakovë

news image

Tre  persona kanë rënë dje në prangat e Policisë në Gjakovë pasi dyshohen për shitblerje të drogës, raporton Sinjali.

Të arrestuarit, sipas Policisë, dyshohen se në bashkëkryerje kanë shitur substanca narkotike të llojit kokainë.

Pas arrestimit, zyrtarët policorë kanë kryer edhe kontrolle. Në njoftimin e Policisë thuhet se si prova materiale janë gjetur dy vetura, 5 mijë e 483 euro para të gatshme, 3 mijë e 500 lekë, 100 franga, 70 funta, 17 dollarë, si dhe tre telefona mobilë.

Personat e arrestuar janë dërguar në stacion ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve, ndërsa me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/