Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Shantazh” dhe “Detyrim”, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh se i arrestuari dyshohet se e ka shantazhuar të dashurën e tij në Lipjan.
Arrestimi i tij është bërë nga hetuesit rajonalë në Prishtinë.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se kjo nuk është hera e parë që i dyshuari shantazhon dhe detyron të dashurën e tij. Një gjë të tillë, ai dyshohet ta ketë përsëritur tre ditë më parë./Gazeta Sinjali/