Policia e Kosovës ka arrestuar 19-vjeçarin me inicialet S.R., i dyshuar për veprën penale “Marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijës”, raporton Gazeta Sinjali.
19-vjeçari dyshohet se ka marrë kundërligjshëm dje një fëmijë në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Ky rast, fillimisht ishte cilësuar si “Tentim rrëmbim”.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/