Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, raporton Gazeta Sinjali.
Njësiti i hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit, kanë gjetur dhe sekuestruar:
- Dokumente të ndryshme të falsifikuara,
- 12 USB,
- Një shtëpizë kompjuteri,
- Një DVR.
Policia nuk ka dhënë informacione se çfarë dokumente ka falsifikuar i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/