Sot rreth orës 12:30 dyshohet se një femër në afërsi të shkollës së mesme të ulët “Smajl Hajdari” në Pejë, është marrë nga dy persona dhe është futur në një makinë e cila është larguar në drejtim të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke u trajtuar rasti.
“Rreth orës 12:30 minuta një femër me afërsi të shkollës së mesme të ulët Smajl Hajdari në Pejë, është marrë nga dy persona dhe është futur në një makinë e cila është larguar në drejtim të panjohur. Të gjitha njësitë relevante, policia ka dalë në vendngjarje është duke u trajtuar rasti. Kaq kemi informata deri më tani”, tha Gashi.
Gazeta Sinjali po ashtu ka tentuar të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por ende nuk dihet nëse viktima është rrëmbyer apo jo. /Gazeta Sinjali/