Një 40 vjeçare me inicialet S.H., është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo dyshohet se në muajin korrik e ka kërcënuar me vrasje dhe e kishte sulmuar fizikisht burrin me të cilin bashkëjetonte.
Mirëpo, sipas Policisë, që nga ajo kohë, ajo u ishte shmangur hetuesve policorë për të dhënë deklaratë lidhur me këtë rast.
“Rasti kishte ndodhur gjatë muajit korrik 2021, kur viktima kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit, me aktvendim të të cilit, ajo është ndaluar për 48 orë./GazetaSinjali/