image Dyshohet se dhunoi dhe sulmoi seksualisht dy vajzat e tij, Gjykata merr vendim për 31-vjeçarin nga Gjakova

Drejtësi

Dyshohet se dhunoi dhe sulmoi seksualisht dy vajzat e tij, Gjykata merr vendim për 31-vjeçarin nga Gjakova

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së këtij rajoni, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit F. K., i cili dyshohet se në vazhdimësi ka dhunuar dhe sulmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, 31-vjeçari dyshohet se “në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F. K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij,  të dëmtuarën e mitur, XX. Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, XX.”.

Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ”Dhunimi” në vazhdimësi dhe veprën penale “Sulmi seksual”.

31-vjeçari i cili u arrestua më 7 shkurt, do të mbahet në paraburgim deri më 6 mars të këtij viti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/