image Dyshohet për helmimin e qenve në Prishtinë, tre prej tyre ngordhin

Sociale

Dyshohet për helmimin e qenve në Prishtinë, tre prej tyre ngordhin

news image

Disa qenë endacakë dyshohet se janë helmuar në lagjen “Matiqan” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një video të publikuar në faqen në Facebook “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, shihet një qen duke ngordhur teksa sipas tyre as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti ti shpëtojë ata.

“Dyshohet për helmimin e qenve në Matiqan. 3 të ngordhur deri tani. Njërin, Majen tentuam me shpëtu mirëpo as ndërhyrja e  veterinarit nuk arriti me shpëtu”, thuhet ndër të tjera në një postim./Gazeta Sinjali/