Gazeta Sinjali raportoi më herët se një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Vragoli në Fushë-Kosovë. Burimet e Sinjalit tregojnë se e dyshuar për vrasjen është motra e saj.
Sinjali ka mësuar po ashtu nga burimet se motra dyshohet se e ka ngufatur motrën e vet me jastëk.
Dyshohet po ashtu se viktima dhe e dyshuara kanë probleme mendore.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detaje të reja nga ky rast.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.