image Dybala pritet të nënshkruajë me Juventusin deri në vitin 2026

Futboll

Dybala pritet të nënshkruajë me Juventusin deri në vitin 2026

news image

Paulo Dybala, pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë të vlefshme me Juventusin vetëm deri në qershor të vitit 2022.

Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet për një kontratë të re, megjithatë akordi nuk u arrit deri tani.

Sipas mediave italiane, akordi mes palëve është gjetur edhe Dybala do të zgjat kontratën e tij me gjigantin italian deri në qershor të vitit 2026.

Argjentinasi llogaritet si futbollist kyç i ‘Bianconerëve’ andaj edhe kanë vendosur që ta mbajnë në ekip edhe për shumë vite tjera.

27-vjeçari, këtë edicion ka realizuar tre gola e dy asistime në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/