Paulo Dybala, pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”.
Sulmuesi argjentinas ka kontratë të vlefshme me Juventusin vetëm deri në qershor të vitit 2022.
Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet për një kontratë të re, megjithatë akordi nuk u arrit deri tani.
Sipas mediave italiane, akordi mes palëve është gjetur edhe Dybala do të zgjat kontratën e tij me gjigantin italian deri në qershor të vitit 2026.
Argjentinasi llogaritet si futbollist kyç i ‘Bianconerëve’ andaj edhe kanë vendosur që ta mbajnë në ekip edhe për shumë vite tjera.
27-vjeçari, këtë edicion ka realizuar tre gola e dy asistime në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/