Policia e Kosovës ka bërë të ditur që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur dy raste të vdekjes të cilat janë cilësuar të dyshimta, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ku kishte jetuar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërkohë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Bajqinë të Podujevës, ku sipas policisë një burrë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, ku më pas i njëjti ka deklaruar se nuk vëren shenja dhune. Sipas vendimit të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.