Dy protestues irakianë u vranë gjatë ditës së sotme në sheshin Tayaran të Bagdadit, pasi forcat e sigurisë qëlluan me municion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve të zemëruar që kishin dal për të protestuar në rrugë.
Njëri nga protestuesit u qëllua drejtpërdrejtë në kokë, ndërsa i dyti u godit nga një bombol gazi lotsjellës, thanë burimet e sigurisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dy iu nënshtruan plagëve të tyre në spital, derisa edhe dhjetëra njerëz të tjerë u plagosën.
Dhuna erdhi kur forcat e sigurisë u përpoqën t’i pastrojnë rrugët në kryeqytetin e Irakut, pasi qindra protestues dolën në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj ritmit të ngadaltë të reformave të qeverisë, korrupsionit e lartë, shërbimeve të dobëta publike dhe papunësisë./Gazeta Sinjali/