image Dy të vdekur e mbi 60 aksidente ndodhën sivjet mes automjeteve e traktorëve

Siguri

Dy të vdekur e mbi 60 aksidente ndodhën sivjet mes automjeteve e traktorëve

news image

Numër i madh i aksidenteve në vendin tonë shkaktohen në mes automjeteve dhe mjeteve bujqësore  të cilave nuk i funksionon sinjalistika.

E në mungesë të dritave në traktorë, kombanja, kultivatorë e pajisje tjera bujqësore aksidentohen nga veturat.

Pjesa më e madhe e aksidenteve me traktor e mjete tjera bujqësore ndodhin natën, pasi që bujqit  kryejnë punët në ara dhe nisen për në shtëpi. Si shkak i mungesës së dritave, ata goditen nga veturat në lëvizje  e ku humbin jetë njerëzish, lëndohen të tjerë e bëhen dëme jo të pakta materiale.

Nga Policia e Kosovës, tregojnë për Gazetën Sinjali se gjatë periudhës kohore 1 janar deri me 30 shtator të këtij viti kanë qenë gjithsejtë 63 aksidente  automjet-traktor.

Nga Policia njoftojnë se dy prej tyre kanë qenë me fatalitet ku në njërin aksident ka vdekur shoferi ndërsa në tjetrin aksident ka vdekur pasagjeri.

Nga Policia e Kosovës thonë se vazhdimësi ndërmerr veprime policore në terren si dhe apelon për respektim të rregullave dhe për siguri me të madhe në trafik .

Derisa Policia tregon për SInjalin se nga 1 janari i këtij viti deri me 30 shtator kanë ndodhur 15 mijë  e 672 aksidente,  ku kanë humbur jetën  78 persona, deri të lënduar kanë mbetur 11 mijë e 97. E 9 mijë e 774 aksidente ishin me dëme material.

/GazetaSinjali/