Mosmarrëveshjet dhe dhuna fizike mes të rinjve po shtohet çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një përleshje e tillë ka ndodhur edhe dje rreth orës 17:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa” të Podujevës, pasi një i ri e ka sulmuar fizikisht një person tjetër, po ashtu i mitur, ku janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta, pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre.
Burime të afërta me viktimën tregojnë se ky i fundit pas lëndimeve të rënda trupore, ka marrë trajtimin mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se Policia ka sekuestruar nga i dyshuari E.H, 17 vjeç, dy mjete të mprehta ( thika), një boks metali, një shufër metalike, si dhe një mjet të mprehtë shpues.
“Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti lëndim i rëndë trupor, për tu proceduar më tutje”, tha ai. /Gazeta Sinjali/