image Dy të mitur sulmojnë një person në Prishtinë, ia mësyejnë edhe policëve

Siguri

Dy të mitur sulmojnë një person në Prishtinë, ia mësyejnë edhe policëve

news image

Dy të mitur u arrestuan ditën e djeshme në fshatin Hajvali pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë bërë të ditur se të njëjtit kanë tentuar të sulmojnë edhe zyrtarët policorë por që nuk arritën.

Sipas të njëjtave burime, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/