Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në fshatin Rufc të Lipjanit, raporton Gazeta Sinjali.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa automjeti ka humbur kontrollin nga shkaqe të panjohura.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhë një aksident trafiku ku një automjet për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rastin po e heton njësiti kompetent në stacionin e Lipjanit”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.