Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas – Komoaran.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 dhe janë përfshirë dy vetura.
Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30, në rrugën Drenas – Komoran (Poklek), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.
Më tej, ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Sinjali/