Dy persona kanë mbetur të lënduar në dy aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur ditën e sotme në Komoran.
Njëri aksident ka ndodhur rreth orës 12:20, ku kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa tjetri rreth orës 12:50, ku janë përfshirë tri vetura.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në Komoran, drejtimi Prishtinë-Prizren, Njëri në orën 12:20, dy vetura të përfshira dhe një person ka mbetur i lënduar. Ndërsa, tjetri aksident ka ndodhur rreth orës 12:50 dhe kanë qenë të përfshira tri vetura, ku ka mbetur i lënduar një person”, ka thënë Bajrami për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/