image Dy të “fortit e shehrit” sulmuan Labin e “Che Bar-it”

Drejtësi

Dy të “fortit e shehrit” sulmuan Labin e “Che Bar-it”

news image

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se të dielën mbrëma, në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet ka ndodhur një sulm fizik. Për këtë rast janë arrestuar dy persona. Sinjali sjell detajet se kush janë personat që u implikuan në këtë incident.

Labinot Ademi i njohur në kryeqytet si “Labi i Che Bar-it”, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona. Sinjali, merr vesh se Labi dyshohet se u sulmua fizikisht nga Blerim Potera dhe Astrit Mehmeti, të dy emra të njohur për Policinë e Kosovës.

Rasti ndaj pronarit të kafiterisë “Che Bar”, Labinot Ademit ndodhi në vendin e tij të punës. E gjithë kjo është raportuar në polici ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ka konfirmuar policia.

Policia konfirmon se rasti është inicuar si “Vetëgjyqësi”.

“Incidenti ka ndodhur me datë 04 gusht 2019,  në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë arrestuar dhe me pas dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast: A.M. mashkull, 47 vjeç, shtetas i Republikës se Kosovës dhe B.P. mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës se Kosovës”, tha policia përmes e-mail-it, për Sinjali.

Sinjali merr vesh se në këtë incident ishin implikuar edhe persona tjerë, por këtë informacion nuk e ka konfirmuar Policia e as Prokuroria e Prishtinës. /Sinjali/